Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit shfrytëzojnë teknologjinë e borës artificiale më të përparuar dhe më të mirë për mjedisin, që synon ofrimin e kushteve konkurruese më të qëndrueshme dhe më të barabarta sportistëve, duke u vlerësuar prej Federatës Ndërkombëtare të Skive dhe sportistëve. Por disa media amerikane, si “Bloomberg”, CNN, revista “Time” etj., kritikojnë se bora artificiale e Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit "shkatërron mjedisin" dhe "është e rrezikshme".

Në fakt, qysh nga përdorimi për herë të parë i borës artificiale në Lojërat Olimpike Dimërore në Lake Placid të ShBA-së në vitin 1980, përdorimi i borës artificiale është bërë një traditë e olimpiadave dimërore. Në Lojërat Olimpike Dimërore të Soçit dhe të Pyeongchang-ut është përdorur gjerësisht bora artificiale. Kritika për borën artificiale është shtrembërim i teknologjisë për prodhimin e saj dhe mosrespektim i sportistëve të lojërave dimërore. Ky është një veprim tipik i “standardeve të dyfishta”. (Xu Guang)