Në uebsajtin e revistës "Scientific American" u publikua të martën një artikull, ku thuhet se virusi i COVID-19 zbulon brishtësinë e sistemit të shëndetit publik amerikan. Sipas artikullit, epidemia e COVID-19 shfaq një sërë problemesh afatgjata në sistemin e shëndetit publik amerikan, që përfshijnë pamjaftueshmërinë e punonjësve, si edhe mungesën e sistemit të analizës së të dhënave statistikore, të zbatimit të teknologjive të reja dhe të përkrahjes së qeverisë etj. Epidemia e COVID-19 ka ekspozuar dhe shpejtuar prirjen e mosbesimit të shoqërisë amerikane te institucionet shkencore. (Xu Guang)