Foto:VCG

Foto:VCG

Revista amerikane “The Atlantic” publikoi të martën një artikull, ku thuhet që ShBA-ja ende nuk është gati për të përballuar një pandemi të ardhshme.

Në këtë artikull vihet në dukje që përballimi i gabuar i pandemisë nga ana e ShBA-së është dështim i përbashkët i të dy partive politike amerikane. Administratat e Trump-it dhe Biden-it nuk kanë mundur të garantojnë plotësisht mbrojtjen e grupeve më të prekshme të njerëzve, por kanë rënë që të dyja pre e të menduarit individualist dhe nuk kanë kuptuar thelbin kolektiv të problemit të pandemisë. Ata në mënyrë të gabuar mendojnë që kjo pandemi do të përfundojë vetëm me mjete biomjekësore, pa trajtuar problemet shoqërore të rrënjosura thellë në ShBA, që e bëjnë këtë vend mjaft të dobët përpara përhapjes së shpejtë të virusit.