Foto:VCG

Foto:VCG

Agjencia e lajmeve AP njoftoi të martën që cilësia e ajrit në kryeqytetin e Kinës Pekin është përmirësuar në mënyrë të dukshme krahasuar me vitet e kaluara. Në muajin shkurt, kur po zhvillohet Olimpiada Dimërore e Pekinit, ajri është mjaft i pastër dhe sportistët mund të shikojnë malet rreth qytetit, një ndryshim shumë i madh ky në krahasim me dhjetë vjet më parë. Kjo tregon përpjekjet e Kinës për kontrollin e cilësisë së ajrit gjatë dekadës së fundit.

Sipas një raporti të fundit, në vitin 2013 cilësia e ajrit në Kinë tërhoqi vëmendje të gjerë dhe qysh nga ajo kohë, Kina ka nisur një plan ambicioz për përmirësimin e cilësisë së ajrit, duke u shprehur që do ta përballojë ndotjen me masa të fuqishme. Për rregullimin e cilësisë së ajrit, Kina ka marrë masa të shumta, si vendosja e standardeve më të rrepta për lëshimin e gazit nga termocentralet me qymyr dhe ulja e numrit të automjeteve në rrugë, me synim pakësimin e lëshimit të gazit serrë dhe zëvendësimin e ngrohjes me qymyr me ngrohje elektrike.

Tani Kina ka arritur përparime të dukshme në pakësimin e lëshimit të gazit serrë, duke zhvilluar në mënyrë të vrullshme energjitë e pastra, si energjia e erës dhe ajo diellore.