Foto: VCG

Foto: VCG

Sipas njoftimeve të së dielës të gazetës angleze "The Guardian", deri tani 900 000 veta kanë vdekur nga epidemia e koronavirusit të ri në ShBA, që është vendi me numrin më të madh të vdekjeve nga epidemia në botë. Në këtë drejtim, disa ekspertë amerikanë besojnë se "shifrat astronomike" në rritje pasqyrojnë gjithashtu një sërë problemesh në politikën amerikane për parandalimin e epidemisë.

"Qysh nga shpërthimi i epidemisë së koronavirusit të ri, ShBA-ja nuk është përballur me epideminë në mënyrë të qëndrueshme dhe pozitive; përkundrazi, shumica e fajit është hedhur mbi individët. Në një vend me pabarazi serioze të të ardhurave dhe ndarje të mprehta politike, (parandalimi i papërshtatshëm i epidemisë) do të ketë në mënyrë të pashmangshme pasoja të rënda”, tha Megan Ranney, dekane e Shkollës së Shëndetit Publik të Universitetit Brown.

Sipas një raporti të ri të publikuar nga revista mjekësore britanike "The Lancet", numri i të sëmurëve me koronavirusin e ri ka lidhje të ngushtë me besimin e publikut te qeveria: sa më shumë njerëzit të mos i besojnë qeverisë, aq më i lartë ka të ngjarë të jetë numri i rasteve të konfirmuara dhe vdekjeve nga COVID-19 në vend.

Sipas sondazhit, amerikanët nuk kanë besim të fortë te masat kundër epidemisë të marra nga autoritetet amerikane. Më shumë se gjysma e njerëzve në Shtetet e Bashkuara nuk u besojnë të dhënave të publikuara nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.