Foto: VCG

Foto: VCG

Me rastin e Vitit të Tigrit, krerë të organizatave ndërkombëtare dhe liderë e zyrtarë botërorë kanë shprehur urimet e tyre për Vitin e Ri Kinez.

Sipas horoskopit kinez, Viti i Tigrit do të zgjatë nga 1 shkurti 2022 deri më 21 janar të vitit 2023.

Në kulturën kineze, tigri është simbol i guximit, gjallërisë dhe fuqisë, që mund t'i çojë njerëzit drejt mbarësisë dhe paqes.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dërgoi urimet e tij për Vitin e Ri Kinez, duke thënë se karakteristikat e tigrit janë cilësitë që i duhen botës sot përballë sfidave të panjohura më parë.

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach përshëndeti Kinën për Vitin e Ri, duke thënë se i uron të gjithë popullit kinez një Vit të Tigrit të lumtur, të suksesshëm dhe të begatë.

Drejtoresha Menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristalina Georgieva uroi popullin kinez për festën e Vitit të Ri. Ajo tha se tigri simbolizon forcën e energjinë dhe gjithashtu përfaqëson mençurinë e guximin, cilësi këto që nevojiten për të ecur përpara, ndërsa pandemia globale e COVID-19 tani është në vitin e tretë.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dërgoi "urimet e tij më të mira për të gjithë ata që festojnë Vitin e Ri Kinez".