Të shtunën u zhvillua prova e pestë e Galasë së Festës së Pranverës 2022 sipas procedurës standarde të transmetimit zyrtar të drejtpërdrejtë. I gjithë stafi ishte plot entuziazëm dhe numrat e programit sollën duartrokitje dhe të qeshura. Deri më tani, janë zhvilluar prova të ndryshme të Galasë së Festës së Pranverës të këtij viti dhe gjithçka është gati për transmetimin e drejtpërdrejtë natën e Vitit të Ri Kinez, duke u dhënë një festë kulturore të shkëlqyer shikuesve botërorë.

Galaja e Festës të Pranverës e këtij viti fokusohet në tema kryesore, si njëqindvjetori i themelimit të PKK-së, rigjallërimi rural, qytetërimi ekologjik , Lojërat Olimpike Dimërore dhe industria e hapësirës ajrore e Kinës etj.

Në natën e Vitit të Ri Kinez më 31 janar sipas kalendarit hënor, Galaja e Festës së Pranverës 2022 do të mirëpresë me njerëzit në mbarë vendin një vit të begatë dhe të lumtur! (Zhan Dian/Artan)