VCG

VCG

CNBC-ja raportoi të premten se, deri në atë ditë, gati gjysma e shteteve të ShBA-së kanë konfirmuar shfaqjen e nënvariantit “BA.2” të variantit “Omicron” të virusit të COVID-19. Të paktën 127 raste janë konfirmuar në mbarë vendin.

Sipas raportit, Danimarka është aktualisht vendi me përhapjen më të lartë të nënvariantit “BA.2” në botë. Të dhënat paraprake nga Instituti “Statens Serum” në Danimarkë tregojnë se nënvarianti “BA.2” përhapet 1.5 herë më shpejt se “Omicron”-i. Danimarka ka shënuar një rritje të madhe të “BA.2”, që pritet të bëhet mbizotërues për disa javë.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e ShBA-së tha në një deklaratë po të premten që, megjithëse përqindja e rasteve të nënvariantit “BA.2” në disa vende e ka tejkaluar atë të variantit origjinal “Omicron”, në Shtetet e Bashkuara ky nënvariant është ende në nivel të ulët. (Zhan Dian/Artan)