Që nga viti 2016, disa diplomatë amerikanë jashtë vendit kanë vuajtur nga dhimbje koke, marramendje, zhurma në veshë dhe simptoma të tjera. Shumica prej tyre kanë jetuar në Havanë, kryeqytetin e Kubës, ndaj kjo quhet "Sindroma e Havanës". Agjencitë amerikane të zbulimit e kanë akuzuar Kubën për krijimin e armëve sekrete për këtë sëmundje të pashpjegueshme. Së fundmi, CIA e pranoi përfundimisht se e ashtuquajtura “Sindromë e Havanës” nuk është shkaktuar nga forcat e huaja, por nga faktorë mjedisorë, probleme shëndetësore dhe stresi psikologjik. Mediat gjermane cituan fjalët e ekspertëve mjekësorë se kjo çështje mund të ketë qenë një sajesë e qeverisë amerikane që në fillim.

Prirja e qeverisë amerikane për të gënjyer nuk është një gjë e re. Uashingtoni dikur tha se një shishe me pluhur të bardhë ishte një armë e shkatërrimit në masë e prodhuar nga Iraku; ushtria amerikane udhëzoi "helmetat e bardha" që të trillonin një sulm nga armë kimike në Siri; “Matrix” që monitoron botën, akuzon në mënyrë të rreme vendet e tjera për kërcënimet e sigurisë ndërkombëtare të internetit. Shtetet e Bashkuara, që kanë shkelje të ndryshme të të drejtave të njeriut, ndërhyjnë në punët e brendshme të vendeve të tjera nën flamurin e "demokracisë" dhe "të drejtave të njeriut". “Sindroma e Havanës” i është shtuar “listës” së gënjeshtrave amerikane.