Sipas njoftimit të 23 janarit të revistës amerikane “Newsweek”, një sondazh i ri tregoi se vetëm 40 % e amerikanëve të pyetur besojnë informacionet e publikuara nga Qendra e Kontrollit dhe e Parandalimit të Sëmundjeve e ShBA-së.

Rezultatet e këtij sondazhi të kryer nga NBC-ja tregon se vetëm 44% e pjesëmarrësve besojnë në informacionet e CDC-së për COVID-19. Pikëpamjet e tyre pasqyrojnë edhe ndarjet partiake. 69 % e të intervistuarve pro demokratëve besojnë CDC-në, kurse shifra ndër përkrahësit e republikanëve ishte vetëm 22 %. Ndërkohë, vetëm 37 % e të pyeturve besojnë në deklaratat e presidentit Joe Biden për koronavirusin e tipit të ri.