viktimat covid bote, tgcom

viktimat covid bote, tgcom

Numri i vdekjeve nga Covid-19 mund të jetë dy ose katër herë më i lartë se vlerësimet aktuale. Një krahasim i publikuar në revistën shkencore “Nature” mes analizave të ndryshme mbi numrin real të vdekjeve nxjerr në pah se viktimat e pandemisë mund të kenë arritur mbi 20 milionë, shumë më tepër se 5.5 milionë që vlerësohet zyrtarisht deri tani, përcjell "Tgcom".

Vlerësimi i numrit të vdekjeve ndërsa pandemia vijon të zhvillohet është kompleks, pasi çdo shtet përdor metoda të ndryshme të klasifikimit të viktimave, shpjegon artikulli i publikuar në faqen e internetit të revistës shkencore.

Grupet kërkimore të OBSH-së po punojnë për të zhvilluar vlerësime të reja zyrtare, por ka shumë kërkime të pavarura të publikuara muajt e fundit dhe shumë tregojnë, megjithatë, se numri i viktimave Covid është më i lartë se sifrat zyrtare.

Modeli i zhvilluar nga revista “The Economist, i cili përdor një algoritëm të inteligjencës artificiale, vlerëson se viktimat në fakt janë rreth 20 milionë. (Irma)