Blinken, Ukraina, ansa

Blinken, Ukraina, ansa

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë një vizite në Ukrainë, ftoi presidentin rus Vladimir Putin të zgjedhë një rrugë paqësore për të zgjidhur situatën.

“Shpresoj shumë që situata të menaxhohet në rrugë diplomatike dhe paqësore, por në fund, ky do të jetë vendimi i presidentit Putin", -deklaroi Blinken përpara bisedimeve me homologun e tij rus në Gjenevë, raporton “AFP”.

Blinken tha se nuk do të paraqesë një përgjigje me shkrim ndaj kërkesave ruse në bisedimet e planifikuara mbi tensionet rreth Ukrainës.

"Nuk do t'i paraqes një dokument ministrit të Jashtëm rus Serghiei Lavrov. Ne duhet të shohim se ku jemi dhe nëse ekzistojnë mundësitë e zgjidhjes paqësore të situatës", -tha Blinken gjatë vizitës në Kiev. (Irma)