Johnson, covid Britani, ansa

Johnson, covid Britani, ansa

Mjaft më me kufizime ekstra kundër Covid në Angli. Njoftimi u bë nga kryeministri britanik Boris Johnson në Dhomën e Përfaqësuesve, duke zyrtarizuar prej së enjtes vendimin për revokimin e rekomandimit të punës nga shtëpia, certifikatën “Green Pass” dhe detyrimin e mbajtjes së maskave kudo, si pjesë e masave të Planit B kundër Omicron, citojnë mediet britanike.

Johnson përmendi një rënie të infeksioneve falë vaksinave rekord përforcuese të dozës së tretë. Por, sipas ekspertëve, lëvizja duket si strategji për të fituar pikë pas skandalit “Partygate”.

Johnson përjashtoi kthimin në Planin A, duke argumentuar se emergjenca Covid po hyn në një fazë endemike në Mbretërinë e Bashkuar, pas më shumë se një viti e gjysmë të pandemisë dhe duke iu referuar vlerësimit të konsulentëve shkencorë sipas të cilëve vendi duket se e ka kaluar kulmin e infeksioneve Omicron në shkallë vendi.

Heqja e kufizimit para afatit të caktuar të 26 janarit ka bërë që lideri i opozitës laburiste Keir Starmer t'i kërkojë kryeministrit të bëjë publik opinionin shkencor në mbështetje të përshpejtimit të masave, për të hequr dyshimet se kjo manovër bëhet për të shpëtuar postin dhe jo për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Por, kreu i qeverisë britanike pretendon se vendimi vjen si rezultat i politikave të kabinetit të tij, në lidhje me çështjet themelore të pandemisë. Johnson vlerësoi nivelin rekord të vaksinimeve përforcuese në Evropë, të sjellë prej Britanisë, të ofruara tashmë për mbi 60% të mbi 12 vjeç dhe në mbi 90% të personave mbi 60 vjeç. Por edhe për zgjedhjen për të vendosur një nivel kufizimesh kundër variantit Omicron, krahasuar me vendet e tjera evropiane, që sipas tij lejuan që ishulli të kthehej mbi nivelet e PBB-së para Covid-it, për të shënuar normën e rritjes ekonomike më të lartë të G7 në muajt e fundit dhe për t'u kthyer në nivelet më të larta historike të normave të punësimit, në veçanti të të rinjve.

Johnson paralajmëroi se duhet bërë ende kujdes, pasi për momentin rregullat për izolimin dhe testimin do të mbeten në fuqi në Angli, duke theksuar dhe presioni mbi spitalet. (Irma)