Cadillac_InnerSpace (autodesignmagazine.com)

Cadillac_InnerSpace (autodesignmagazine.com)

InnerSpace prezantuar nga Cadillac, në panairin e Los Angelos, CES 2022 është makinë, por mund ta përdorni edhe si një dhomë ndenjeje, të pajisur me një divan të rehatshëm dhe një televizor gjigant ku mund të shihni programet, filmat dhe të luani videolojërat tuaja të preferuara. Makina është projektuar me një kabinë që duket më tepër si fole dhe për momentin, mjeti është vetëm një koncept. General Motors, kompania që prodhon Cadillac, tha se ky është vizioni i saj për të ardhmen e transportit autonom, ku udhëtarët zgjedhin të bëjnë gjëra të tjera teksa makina i çon në destinacion. Përveç dyerve, Cadillac ka imagjinuar të hapet edhe çatia me xham panoramik. Sipas Cadillac, kjo makinë do të jetë sigurisht elektrike, me një motor 90-kWh që mund të arrijë një shpejtësi deri në 90 km/h.

InnerSpace është pjesë e makinave Cadillac “Halo Concept Portfolio”, të prezantuara fillimisht një vit më parë.