Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Zhao Lijian u shpreh të mërkurën se pala kineze mirëpret me ngrohtësi pjesëmarrjen e presidentit të Polonisë Andrzej Duda në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit.

Sipas njoftimeve, presidenti polak Andrzej Duda u shpreh ditët e fundit se do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit dhe do të takohet me presidentin kinez Xi Jinping.

"Pala kineze mirëpret ngrohtësisht ardhjen e presidentit të Polonisë Andrzej Duda për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit. Kjo gjë shpreh dëshirën e përbashkët të bashkësisë ndërkombëtare, 'së bashku për një të ardhme të përbashkët'. Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit do të hapen shumë shpejt. Pekini ka besim që do të zbatojë së bashku me palët e ndryshme moton olimpike 'Së bashku', duke i dhënë botës Lojëra Olimpike Dimërore të thjeshta, të sigurta dhe të shkëlqyeshme," u shpreh Zhao Lijian.

(Xu Guang)