Në fjalimin e mbajtur në një veprimtari përkujtimore për Martin Luther King-un, sekretarja amerikane e Thesarit Janet L. Yellen foli për pabarazinë sistemike të fshehur në ekonominë amerikane, duke thënë haptazi se njerëzit me ngjyrë, përfshirë afroamerikanët, nuk janë trajtuar kurrë në mënyrë të barabartë.

Janet L. Yellen/ foto nga "People Vision"

Janet L. Yellen/ foto nga "People Vision"

Sipas njoftimit të rrjetit televiziv ABC, në fjalimin e saj Yellen-i përmendi pabarazinë në ekonominë amerikane dhe tha se deri më sot afroamerikanët, ose të gjitha njerëzit me ngjyrë, nuk janë trajtuar asnjëherë në mënyrë të barabartë. Ajo tha gjithashtu se "në ngushtimin e hendekut racial të pasurisë", Departamenti amerikan i Thesarit ka ende shumë punë për të bërë.

Media amerikane vuri në dukje se edhe të dhënat statistikore e përkrahin këtë pikëpamje të Yellen-it. Ekspertët thonë se problemet e fshehura në ShBA të mbetura nga skllavëria, si dhe politika e racizmit gjatë dekadave të mëvonshme, kanë shkaktuar problemin e sotëm sistemik ekonomik. Ndërkohë, epidemia e COVID-19 gjatë vitit të kaluar, ka shkaktuar humbje jopërpjesëtimore në komunitetet e njerëzve me ngjyrë dhe kjo e ka acaruar këtë disnivel.

Sipas një raporti të publikuar më 2021 nga Instituti "Brookings", në ShBA pasuria neto e një familjeje tipike të bardhë (171 mijë dollarë) është afro 10 herë më e madhe se e një familjeje afroamerikane (17.15 mijë dollarë). Nga të dhënat e fundit të Fed-it del se në vitin 2019 pasuria e një familjeje të bardhë tipike në ShBA ishte tetë herë më e madhe se e një familjeje afroamerikane dhe pesë herë më e madhe se e një familjeje hispanike. (Wang Lei/ Artan)