Foto: Visual People

Foto: Visual People

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Shëndetin Publik, Vivek Murthy deklaroise Shtetet e Bashkuara kanë përpara “disa javë të vështira" ndërsa përballen me variantin Omicron të koronavirusit.

"Numrat e rasteve janë të larta, spitalet janë të mbingarkuara", tha Murthy për “ABC”.
Ai e cilësoi shumë zhgënjyes dhe pengesë për shëndetin publik vendimine Gjykatës së Lartë që bllokoi urdhrin e administratës së presidentit Joe Biden, sipas së cilit 84 milionë punonjës në bizneset e mëdha të vendit të vaksinohen ose të testohen periodikisht. Megjithatë gjykata la në fuqi një urdhër për vaksinimin e 17 milionë punonjësve të kujdesit shëndetësor.
Shtetet e Bashkuara aktualisht po regjistronë rreth 800,000 raste të reja koronavirusi dhe afro 2,000 vdekje në ditë, megjithëse ka sinjale se rritja e rasteve me Omicron ka arritur kulmin në disa pjesë të vendit dhe nuk po rritet më. Megjithatë numri i rasteve të reja, siç tha Murthy, ka mbingarkuar spitalet në disa shtete. (Fatosi)