Ditët e fundit, kompania amerikane e konsulencës "Eurasia Group" publikoi raportin e parashikimit të 10 rreziqeve më të mëdha të botës në vitin 2022, ku e listoi mundësinë e dështimit të strategjisë “zero-COVID dinamike” të Kinës si rrezikun më të madh global.

Le të shikojmë faktet. Sipas të dhënave të 11 janarit nga Universiteti “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara, rastet e reja të infektimit nga koronavirusi në ShBA më 10 janar i kaluan 1.4 milionët, duke shënuar rekord të ri të rasteve të reja ditore të infektimit. Pjesa kontinentale e Kinës raportoi 221 raste të reja infektimi nga koronavirusi më 11 janar, sipas të dhënave nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë i Kinës. Numri i rasteve të reja ditore në ShBA është mbi 6300 herë më shumë se ai në Kinë. Cili është rajoni më i madh i përhapjes së epidemisë së koronavirusit në botë? Kush është rreziku më i madh i botës?