Seksioni evropian i Organizatës Botërore të Shëndetësisë bëri thirrje për mbrojtje të fëmijëve të moshës 5 deri në 14 vjeç përballë rifillimit të pandemisë Covid-19. Sipas OBSH-së, kjo është grupmosha më e prekur aktualisht, duke rritur mundësimin e infektimit te të tjerët, raporton agjencia e lajmeve “AFP”.

OBSH Evropë gjithashtu e konsideron vaksinimin e detyrueshëm, të vendosur ose të konsideruar nga disa vende, si një mundësi e fundit, deklaroi drejtori i saj, Hans Kluge, gjatë një konference për shtyp në internet. (Elona)