Gazeta japoneze “The Japan Times” citoi artikullin e studiuesit amerikan Joshua Kurlantzick me titull “Samiti për Demokracinë: Vetëm fjalë apo ndryshime?”, duke vënë në dukje që vitet e fundit, imazhi i demokracisë amerikane në vendet e ndryshme ka pësuar goditje të tmerrshme. Bota mban qëndrim pesimist për demokracinë amerikane. Në këto kushte, “Samiti për Demokracinë” do të bëhet një “klub me fjalë boshe”.

"Samiti për Demokracinë" në ShBA nuk mund të ketë një ndikim të qëndrueshëm. Nuk ka nevojë të pritet një konferencë 2-ditore në internet për zgjidhjen e problemeve që kanë zgjatur për shumë vite në mbarë botën. Edhe në disa vende ku demokracia duket se po përparon, është e vështirë të imagjinohet se çfarë do të ndryshojë në të ardhmen.

Më e rëndësishmja, megjithëse ShBA-ja është vendi organizator, imazhi i demokracisë së saj në vendet e ndryshme të botës është goditur rëndë. Vitet e fundit, njerëzit në mbarë botën kanë parë se si zgjedhjet presidenciale në ShBA përfunduan me trazirat në “Capitol Hill”; ata kanë parë politikanët amerikanë të përdorin ndarjet e zonave zgjedhore dhe mjete të tjera antidemokratike për të ruajtur pushtetin e tyre; ata kanë parë gjithashtu politikanët amerikanë të grinden, duke shkaktuar pothuajse shkeljen e kontratave të borxheve, çka ka sjellë ndikime në ekonominë globale.

Në artikull vihet në dukje që mendimet pesimiste për demokracinë amerikane do të vazhdojnë gjatë zhvillimit të këtij samiti dhe ka mundësi të madhe që ky samit të bëhet një “klub me fjalë boshe”.