Volvo C40 Recharge (tekdeeps.com)

Volvo C40 Recharge (tekdeeps.com)

Volvo C40 Recharge (ww.thedonaldsgroup.com)

Volvo C40 Recharge (ww.thedonaldsgroup.com)

Katër goma aktive dhe 408 kuaj fuqi janë dy nga specifikimet më interesante që ka konkurentja direkte e modelit Tesla Y, ajo është Volvo C40 Recharge elektrike.

Për të arritur një shpejtësi impresionuese nga 0 në 100 km/h në vetëm 4,7 sekonda, C40 Recharge elektrike përdor dy motorrë, me nga 208 kuaj fuqi secili, madhësia e të cilëve bën që automjeti të kalojë një peshë prej mbi 2 tonesh, që jep një ndjenjë të përsosur sigurie.

SUV suedez është 4.43 m i gjatë, 1.85 m i gjerë dhe 1.58 m i lartë.

Përsa i përket autonomisë Volvo C40 Recharge jep një shifër midis 20.7 dhe 22.3 kWh / 100 km në ciklin e kombinuar.

Me baterinë e tij të madhe 78 kWh, automjeti pretendon një distancë optimiste prej 444 km në ciklin e kombinuar dhe 578 km në ciklin urban.

Përdoruesit e përditshëm të C40 krahas përparësive do të përballen edhe me një konsum më të lartë të elergjisë eleketrike.

Për të njëjtën distancë, SUV skandinav do të konsumojë 36 euro energji elektrike, krahasuar me 24 euro të një SUV më efikas si Hyundai Kona 64.