Google-Pixel-Fold (androidblog.it)

Google-Pixel-Fold (androidblog.it)

Pas vitesh punë e një sërë prototipesh, kompania Google planifikon që gjatë vitit të ardhshëm të prezantojë telefonin e mençur Pixel 6 Fold që paloset. Deri më tani nuk ka detaje konkrete për dizajnin dhe funksionet e tij, por aplikacioni zbulon diçka për kamerat.

Pajisja do të ketë kamerën kryesore prej 12,2 megapiskelë, që Google e ka përdorur për pajisjet që kanë ardhur mes modeleve Pixel 3 dhe Pixel 5, ndërsa seria e re e Pixel 6 kamerën kryesore e ka prej 50 megapikselë.

Sipas kodit të fshehtë në aplikacionin në Google Camera, telefoni po zhvillohet nën emrin e koduar Pipit

Pipit do të përdor të njëjtën kamerë këndgjerë prej 12 MP sikurse Pixeli aktual, ndërsa në pjesën e pasme do të gjenden dy kamera të tjera me 8 megapiskelë.

Google së fundmi ka paralajmëruar versionin Android të dedikuar për tabletët dhe pajisjet e tjera të palosshme, e versioni i parë publik i Android 12 L pritet të instalohet gjatë vitit të ardhshëm.