Polex(ATSh)

Polex(ATSh)

Shumica dërrmuese e polakëve janë kundër largimit të vendit të tyre nga BE, sipas një sondazhi.

Sondazhi IPSOS zbuloi se 88% e njerëzve duan që Polonia të qëndrojë në BE, shkruan “ATSH”.

Pothuaj 48% e polakëve deklaruan se kishin frikë se partia në pushtet “Ligj dhe Drejtësi” (PiS) mund ta çonte vendin në Polex, ndërsa një përqindje e barabartë, përfshirë 89% të votuesve të PiS, thanë se nuk kishin frikë nga dalja e Polonisë nga BE. Frika nga Polexit ishte më e zakonshme në mesin e përkrahësve të grupeve opozitare.

Frika për nxjerrjen e Polonisë nga BE nga qeveria aktuale ishte më e përhapur te gratë, me 53 për qind të tyre të shqetësuara krahasuar me 44 për qind të burrave.

IPSOS e kreu sondazhin nga 21 deri më 23 shtator në një kampion prej 1 000 polakësh të rritur. (Elona)