Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach vlerësoi përparimin në përgatitjet për Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit.
"Vazhdoni punën e mirë për sa u përket përgatitjeve", -i tha Bach delegacionit nga Komiteti Organizativ i Pekinit për Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike Dimërore 2022 në sesionin e 138-të të IOC-së të mbajtur në Tokio, përcjell “Xinhua”.
Pasi u informua për progresin në përgatitjet për Lojërat përmes raportit demonstrues të Komitetit, Bach përsëriti se përparësia kryesore janë eventet e sigurta sportive.
"Faleminderit që treguat progres të madh dhe një situatë shumë të kënaqshme në lidhje me përgatitjet teknike, vendet, planet e qëndrueshmërisë dhe trashëgiminë pas eventit, si dhe angazhimin e popullit kinez për sportet dimërore", -tha Bach. (Irma)