Shoqata zvicerane "Nisma për Pambuk më të Mirë" (BCI) njoftoi vitin e kaluar se do të ndërpriste të gjitha operacionet në Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit në Kinën veriperëndimore mes akuzave për të ashtuquajturën "punë të detyruar" atje.

Deklarata është hequr nga faqja e saj në internet, ndërsa reagimet në Kinë rriten kundër organizatës dhe përpjekjeve të anëtarëve të saj për të bojkotuar pambukun e Xinjiang-ut.

Deklarata e BCI-së mbi pambukun e rajonit të Xinjiang-ut e lëshuar në tetorin e vitit 2020 është hequr nga faqja e saj në internet.

Zyra e BCI-së në Shangai tha se nuk gjeti ndonjë rast të "punës së detyruar" në Xinjiang në një deklaratë të lëshuar në llogarinë e saj në platformën “WeChat” në fund të marsit.

"Në përgjigje të raporteve të jashtme rreth së ashtuquajturës 'punës së detyruar' [në Xinjiang], zyra jonë e Shangait zhvilloi një rishikim të rreptë të projekteve në Xinjiang," tha Wu Yan, përfaqësuesi kryesor i zyrës së BCI Shangai në një intervistë ekskluzive me Televizionin Qendror të Kinës.

Wu tha, "Ne dorëzuam dy raporte hetimi në selinë qendrore. Ne gjithashtu përpiluam dhe dorëzuam raporte inspektimi të bëra nga agjenci inspektimi të palëve të treta, të tilla si SGS, në disa vite të fundit."

Vendimi i marrë nga BCI-ja për të pezulluar licencimin në Xinjiang do të parandalojë që gati 500 mijë tonë pambuku nga rajoni i Xinjiang-ut të hyjnë në zinxhirin global të furnizimit të prodhimit të tekstilit të pambukut, sipas Wu-së.

"Organizatat e të drejtave të njeriut kërkuan që BCI-ja të pezullojë licencimin në Xinjiang dhe kërkoi që BCI-ja të pretendojë që çdo vendim i marrë nga ajo nuk ka asnjë lidhje me këto organizata të të drejtave të njeriut," tha në intervistë menaxheri i projektit i zyrës së BCI-së në Shangai, Liu Haoran. (Albana)