Republika Popullore Demokratike e Koresë nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios këtë verë për shkak të shqetësimeve mbi pandeminë COVID-19, sipas sajtit zyrtar të sporteve të Koresë së Veirut.
Vendimi u mor në një takim të Asamblesë së Përgjithshme të Komitetit Olimpik të Koresë së Veriut mbajtur në Penian në 25 mars, sipas raportit.
Agjencia Qendrore e Lajmeve Koreane raportoi më 26 mars se një sesion të Komitetit Olimpik të Koresë së Veriut u mbajt në Penian një ditë më parë. Sesioni, i mbajtur përmes video konferencës, shqyrtoi punën e komitetit në vitin 2020 dhe diskutoi orientimin e punës për vitin 2021.
Koreja e Veriut ka deklaruar se e ka përballuar me sukses pandeminë COVID-19, pa konfirmuar raste infektimi prej shpërthimit të pandemisë në fillim të vitit të kaluar. Vendi ka marrë masa shumë të forta për të përmbajtur virusin, përfshirë mbylljen e kufijve. (Foto nga VCG)