Foto nga VCG
Vdekjet e shkaktuara nga koronavirusi në botë kanë tejkaluar pragun prej 2.6 milionë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Sipas universitetit amerikan, numri i përgjithshëm i rasteve të infektimit është afro 118 milionë.
Situata më e rëndë për momentin paraqitet në Brazili, që ka regjistruar afro 2 mijë viktima në ditë.
Numri i të shëruarve ndërkohë është afro 94 milionë. Numrin më të lartë të të shëruarve e kanë vendet që kanë edhe numrin më të lartë të të infektuarve, respektivisht SHBA, India dhe Brazili. (Elona)