Foto nga VCG
“Leja e gjelbër Covid” do të jetë një propozim legjislativ. Ndaj, nuk do të jetë opsionale, por do të ketë vlerën e një instrumenti ligjor të bazuar në Traktatet për Lëvizjen e Lirë”.
Kështu deklaroi nënkryetari i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, në konferencën për shtyp në fund të Këshillit të Ministrave të Shëndetësisë të BE-së, citon “Ansa”.
Sipas Schinas, pasi ajo t’u paraqitet udhëheqësve, në samitin e 25 marsit, mbi bazën e kësaj do të ndërmerren hapat për të organizuar lëvizjen e njerëzve. (Irma)