Kompania farmaceutike amerikane “Pfizer” njoftoi se duke nisur nga java e ardhshme do të ketë një reduktim të dërgesave të vaksinave anti-Covid në të gjitha vendet evropiane.
Sipas “Pfizer”, vendimi është marrë për të përmirësuar më tej kapacitetet e prodhimit të vaksinës.
Lajmi është bërë i ditur nga Instituti norvegjez i Shëndetësisë, citojnë mediet botërore. Por, nuk është specifikuar masa e reduktimit të dërgesave. (Irma)