Lionel Messi shprehu nderimin e tij për Diego Maradonën pasi shënoi gol në fitoren e "Barcelonës" me "Osasunën" 4-0.
Messi ngriti krahët drejt qiellit, duke treguar një bluzë të "Newell's Old Boys", një nga ekipet ku ka luajtur Maradona.
Në karrierën e tij, Maradona luajti për dy sezone me "Barcelonën".
Për të kujtuar legjendën e futbollit, lojtarët mbajtën një minutë heshje para ndeshjes.
Edhe në Itali "Napoli" bëri një homazh të veçantë për Maradonën, me një fitore po 4-0 ndaj "Romës".
Maradona ka luajtur për 7 vjet me "Napolin" dhe, si kapiten, e ndihmoi ekipin e tij të fitonte dy tituj kampion të "Serie A".
"Milani" e përforcoi vendin e parë në renditje me fitoren 2-0 mbi "Fiorentinën".
Në "Premier Ligën" angleze, "Tottenham"-i u kthye në vendin e parë të renditjes, me gjithë barazimin 0-0 me "Chelsea"-n. Por trajneri i "Tottenham"-it Jose Murinho ka thënë që fitimi i titullit është i vështirë.
(Jiang Lei/Artan)