Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres i bëri thirrje të martën bashkësisë ndërkombëtare që të bashkohet dhe të gjejë një vaksinë që është e arritshme për të gjithë.

"Ndërsa pandemia COVID-19 ka përmbysur botën tonë, ne kemi parë edhe një herë se solidariteti ndërkombëtar nuk është më një zgjedhje, por një detyrim", -tha shefi i OKB-së, në ceremoninë e përkujtimit të 59-vjetorit të vdekjes së ish-sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Dag Hammarskjold.

Sipas shefit të OKB-së, komuniteti botëror duhet të punojë për të mbrojtur më të dobëtit dhe për të zvogëluar pabarazitë, shkruan “Xinhua”.

Foto: Selia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, SHBA / Xinhua

Foto: Selia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, SHBA / Xinhua

"Ndërsa shikojmë përpara në seancën e re të Asamblesë së Përgjithshme, mund të ndërtojmë mbi trashëgiminë e saj të jashtëzakonshme për të adresuar sfidat që kemi përpara dhe, së bashku, të ndërtojmë një botë më paqësore, të drejtë dhe të qëndrueshme", -tha Guterres.

Dag Hammarskjold ishte një ekonomist dhe diplomat suedez që shërbeu si sekretari i dytë i përgjithshëm i OKB-së. Ai ende mbetet personi më i ri që ka mbajtur këtë post, duke qenë vetëm 47 vjeç kur u emërua në vitin 1953. Mandati i tij i dytë u ndërpre kur vdiq në një aksident me avion në Rodezinë Veriore, ndërsa ishte nisur për të marrë pjesë në negociatat e armëpushimit gjatë krizës së Kongos, më 18 shtator 1961.