Një kriptë në Katedralen e Shën-Mërisë në Paris është rihapur për publikun me një ekspozitë kushtuar shkrimtarit Viktor Hygo dhe arkitektit Eugene Viollet-Le-Duc (Euzhen Vioje-lë-Dyk).
Kripta nuk u dëmtua gjatë zjarrit që shpërtheu në katedrale në prill të vitit të kaluar, por u mbulua me pluhur toksik.
Kryekuratorja Anne de Moudenard (Anë dë Mudënar) thotë se ata e kanë dezinfektuar të gjithë vendin.
Ekspozita u shty për shkak të pandemisë së COVID-19 dhe karantinës dymujore në Francë në mars dhe prill.
Ajo do të qëndrojë e hapur për publikun deri në fund të vitit 2022.(Zhan Dian/Artan Goga)