Kohët e fundit, lideri i ShBA-së e quajti përsëri virusin e COVID-19 si "virusi i padukshëm kinez", "virusi kongfu " etj., duke provokuar në mënyrë të hapur racizmin dhe duke u kritikuar gjerësisht nga populli amerikan dhe bashkësia ndërkombëtare. Në një koment të CMG-së vihet në dukje se përkeqësimi i përsëritur i situatës epidemike brenda ShBA-së dhe shpërthimi i konflikteve raciale, kanë shkaktuar shqetësimin ekstrem të politikanëve amerikanë, të cilët përdorin metodat e kalimit të përgjegjësisë së tyre për nevoja zgjedhore.
Sipas rregullave përkatëse të OBSh-së, në emërtimin e sëmundjeve nuk duhet të sillen ndikime negative ndaj rajoneve, shteteve, individëve dhe kafshëve, duke shmangur diskriminimin. Më 11 shkurt, OBSh-ja e emëroi zyrtarisht sëmundjen e koronavirusit të ri si "COVID-19". Por disa politikanë amerikanë përdorin me qëllim emërtimin "virusi kinez" për të intensifikuar më tej konfliktet raciale.
Sipas të dhënave nga organizata jofitimprurëse "Stop AAPI Hate", qysh nga marsi deri më 15 korrik të këtij viti, kanë ndodhur 2 373 incidente të urrejtjes ndaj aziatikoamerikanëve. BBC-ja i kritikoi politikanët amerikanë për acarimin e konflikteve raciale dhe përkeqësimin të ndarjeve shoqërore brenda ShBA-së.
Origjina e virusit është një problem shkencor. Kryespecialisti amerikan i sëmundjeve ngjitëse Anthony S. Fauci e mohoi publikisht opinionin konspirativ që "virusi i COVID-19 është prodhuar në laborator në Kinë". Kohët e fundit, edhe revista e njohur mjekësore "Lancet" botoi një artikull, ku nxitet bashkëpunimi i hapur global përballë kërcënimit të COVID-19 dhe thuhet se "bërja e Kinës dash kurbani për pandeminë nuk është një reagim konstruktiv".
Në të njëjtën kohë, sipas më shumë studimeve në vende të ndryshme, virusi i COVID-19 ishte përhapur në shumë vende të tjera në një kohë më të hershme. Studiuesi i lartë i Universitetit të Oksfordit Tom Jefferson është i mendimit se provat e reja tregojnë se virusi i COVID-19 ka ekzistuar në vendet e tjera para se të shfaqej në Azi.
Përse disa politikanë amerikanë nuk i pranojnë këto fakte shkencore? Kjo lidhet ngushtë me përkeqësimin e pandërprerë të situatës epidemike në ShBA. Brenda 15 ditësh, numri i rasteve të reja të COVID-19 në ShBA arriti në 1 milion. Sipas analizës më të re nga Qendra e Kontrollit dhe e Parandalimit të Sëmundjeve, numri real i të prekurve mund të jetë 6-24 herë më shumë se numri zyrtar i raportuar. Disa politikanë zgjedhin metodat e vjetra të kritikimit të Kinës, për të hequr nga vetja barrën e mosreagimit efikas para epidemisë.
Vënia e politikës mbi shkencën paguhet me çmimin e jetës. Tani numri i të prekurve në ShBA i ka kaluar 4 milionët dhe i të vdekurve ka arritur në mbi 140 mijë. (Xu Guang)