Foto: FB

Foto: FB

Ambasadori i Kinës në Shqipëri, Zhou Ding, ka përshëndetur arritjen e sportistes shqiptare Luiza Gega në atletikën evropiane. Në një mesazh në rrjetin social Facebook, ambasadori i Kinës uron Luiza Gegën për titullin kampione e Evropës në garën 3000 metra me pengesa.

Atletja Luiza Gega fitoi medaljen e artë në Kampionatin e Atletikës që u zhvillua në Mynih, duke u shpallur kampione e Evropës në 3,000 metra me pengesa dhe duke u bërë atletja e parë shqiptare që arrin në majën e kontinentit. (Elona)