Foto: VCG

Foto: VCG

Bashkimi Europian përmes Komunitetit të Transportit vlerësoi së fundmi se, Porti i Durrësit në Shqipëri dhe Porti i Tivarit në Malin e Zi, kanë rëndësi strategjike për transportin detar në rajon pasi e lidhin atë me rrjetin kryesor Europian të transportit, njoftojnë mediet shqiptare.

Në rishikimin e fundit të planit Rajonal të Transportit, Bashkimi Europian vuri në dukje se, Shqipëria do të zhvendosë shërbimet e përpunimit të mallrave nga portet e Durrësit dhe Vlorës, por ndërkohë vlerësoi se është e rëndësishme që vendndodhjet të kenë lidhje hekurudhore dhe rrugore.

“Për sa i përket Porteve Detare të Rrjetit Kryesor Europian (TEN-T) Ballkani Perëndimor, ka dy porte detare, përkatësisht Porti i Tivarit në Mal të Zi” thuhet në analizën e Komunitetit të transportit.

Por përveç këtyre, porti i Vlorës në Shqipëri është përcaktuar si i vetmi port detar gjithëpërfshirës i rrjetit të zgjeruar TEN-T në Ballkanin Perëndimor.

BE thekson se, lidhur me portet e Durrësit dhe Vlorës në Shqipëri, autoritet vendase kanë vendosur që të dy portet ë shndërrohen në marina të mëdha moderne.

Porti aktual tregtar do të transferohet në Portin e Integruar Tregtar i Durrësit ne Porto Romano (9 km në VP të Durrësit) dhe Porti aktual i Vlorës do të transferohet në Portin e integruar Tregtar të Triportit, Vlorë (11 km në veri të Vlorës).(Fatosi)