Foto: Shqiptarja.com

Foto: Shqiptarja.com

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamjet 3D të një projekti të ri urban që do të ndërtohet në një nga lagjet qytetit të Durrësit. Parku i madh urban për fëmijë e të rritur, e ka emrin “Vala” dhe është pjesë e programit të ri kombëtar të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, "Dua të Luaj".

Pak ditë më parë Rama publikoi pamjet e një projekti të ngjashëm në Lezhë. Parku i ri "N’Drin", do të përfshijë hapësira të gjelbërta, stola, shëtitore e hapësira sportive të dedikuara për lojëra të ndryshme. Parqe të ngjashme priten të ndërtohen edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. (Fatosi)