Foto: ATSH

Foto: ATSH

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi të dielën një bisedë telefonike me atleten Luiza Gega, e cila u shpall kampione e Europës në 3000 metra me pengesa, njoftojnë burime nga presidenca. Begaj tha se Gega është frymëzim, por mbi të gjitha përgjegjësi për ta mbështetur në rrugëtimin e saj, si krenari e Shqipërisë. “Bisedë emocionuese telefonike me kampionen tone, Luiza Gega. Frymëzim por mbi të gjitha përgjegjësi për ta mbështetur në rrugëtimin e saj si krenari e Shqipërisë!”, u shpreh Begaj në rrjetet sociale.