Rindertimi Lezhe (Foto ATSH)

Rindertimi Lezhe (Foto ATSH)

80 apartamente të reja janë gati për t’u dorëzuar te banorët e Lezhës që humbën shtëpitë nga tërmeti i nëntorit 2019, duke e çuar në 177 numrin e apartamenteve të përfunduara.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale foto të këtyre apartamenteve të ndërtuara në kuadër të programit të rindërtimit.

“Edhe 80 apartamente të reja në zonën e dytë në Lezhë, pas bllokut të parë të dorëzuar me 97 apartamente”, - shkroi Rama.

Në kuadër të programit të rindërtimit, në Lezhë janë ndërtuar 7 pallate të reja me 177 apartamente.

Paralelisht, punime janë kryer edhe për përforcimin dhe riparimet e brendshme dhe të jashtme të pallateve të tjera të dëmtuara nga dy tërmetet. Po nga programi i rindërtimit, në qarkun e Lezhës po rindërtohen nga e para më shumë se 230 banesa individuale. (Elona)