Spitali (Foto Rama Facebbook)

Spitali (Foto Rama Facebbook)

Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT është drejt përfundimit, si një investim që sjell lehtësi në shërbimet shëndetësore.

Kryeministri Edi Rama ndau të premten në rrjetet sociale pamje nga spitali i ri, që sipas tij është investimi më i rëndësishëm për shërbimin e nivelit terciar në vend.

Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT do të jetë gati brenda vitit. Ai do të pajiset me aparatura të teknologjisë së lartë dhe pjesë e tij do të jenë edhe 9 salla leksioni dedikuar studentëve të mjekësisë.

Ky është një spital me sipërfaqe 26700 m2. Urgjenca aktuale do transferohet në këto mjedise. Spitali do të përfshijë repartet e hemodinamikës që sot janë në godina të ndryshme. Po ashtu, krijohen mjedise për triazhimin. Spitali do ketë 317 shtretër dhe gjithashtu edhe një spital ditor me 60 shtretër. (Elona)