Në qytetin e Shkodrës po zhvillohet festivali i përvitshëm “Shkodra Jazz Festival”. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në faqen saj zyrtare në Facebook, e ka vlerësuar festivalin një institucion, të cilin Ministria e Kulturës e mbështet me kënaqësi, për të ndihmuar në çuarjen përpara të ëndrrës dhe vizionit të violinistit të talentuar Rrok Jakaj.

Deri në 28 gusht, në Shkodër do të performojnë artistë shqiptarë e të huaj, si dhe do të ketë koncerte, kurse specializimi për artistët e rinj e leksione nga profesorë të huaj.

“Shkodra Jazz Festival” i mirëpret të gjithë,- thuhet në postimin e ministres Margariti.

“Shkodra Jazz Festival” nisi në vitin 2005, në kujtim të muzikantit të njohur Rrok Jakaj, si një rrugëtim ëndrrash që zgjohet çdo ditë ndryshe.

Edicioni i 13-të i këtij eventi mbështetet nga Bashkia Shkodër dhe shoqata “Rrok Jakaj”. (Elona)