Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi se është mbajtur premtimi, për pistën olimpike të vrapit dhe kërcimit, të cilat janë drejt përfundimit.

Gjatë inspektimit të kësaj vepre në ambientet e Parkut të Liqenit Artificial në kryeqytet, kryebashkiaku Veliaj tha se kjo pistë do t’u shërbejë të sportistëve që duan të stërviten fort e të jenë kampionë.

Gjithashtu, Veliaj tha se se Pallati i Sportit “Asllan Rusi” dhe stadiumi “Selman Stermasi” do të jenë investimet e radhës për sportin. (Fatosi)