Bregdeti i Vlorës është preferuar këtë vit nga një numër i madh pushues të huaj e vendës, njofton “RTSH”.

Pushues të shumtë të ardhur nga të gjitha vendet po shijojnë rrezet e diellit, ujin e pastër dhe qetësinë.

Pushuesit shprehen mjaft të kënaqur nga turizmi në Vlorë, çmimet akomoduese dhe ushqimi duke theksuar se do të rikthehen sërish vitin tjetër.

Zgjedhja e disa prej njësive akomoduese është që të ofrojnë gjithçka që duan pushuesit, por mbi të gjitha argëtim duke përfshirë këtu muzikë të zgjedhur dhe këngë arbëreshe. (Fatosi)