Foto nga VCG

Rreth 90 mijë persona dhe më shumë se 23 mijë automjete kanë hyrë në Shqipëri brenda 24-orëve të fundit, njoftoi Policia shqiptare të dielën.

Po sipas saj gjatë kësaj kohe kanë dalë nga Shqipëria rreth 70 mijë persona dhe rreth 21 mijë automjete.

Nga Policia Kufitare janë marrë masa për shtimin e sporteleve dhe krijimin e lehtësirave ligjore, me qëllim eliminimin e radhëve të gjata.

Kakavija dhe Kapshtica janë pikat kryesore ku qarkullojnë më shumë udhëtarë. Deri tani kanë hyrë mbi 23.000 shtetas dhe 7000 automjete.

Fluks ka pasur dhe në pikat e tjera të kalimit kufitar.

“Në aeroportin “Nënë Tereza” dhe në aeroportin e Kukësit kanë hyrë rreth 13 500 shtetas shqiptarë dhe të huaj; në Portin e Vlorës dhe të Durrësit kanë hyrë rreth 12.500 shtetas dhe 2400 mjete; në Muriqan, në Hanin e Hotit, në Morinë, Bllatë dhe në Qafë Thanë kanë hyrë rreth 41.000 shtetas dhe 14.000 automjete”,- thuhet në njoftimin e policisë. (Fatosi)