Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive njoftoi se 80 punëkërkues të papunë, të rinj apo emigrantë të kthyer, të regjistruar pranë Zyrave të Punës, po vijojnë trajnimin 8-javor të paguar në biznese të ndryshme në fushën e turizmit në Tiranë, Durrës, Vlorë e Shkodër.

Përmes një njoftimi zyrtar, Agjencia bëri të ditur se trajnimi dhe praktika e punës konsiston nё katёr sektorё tё hotelit dhe përmban: mikpritjen dhe kujdesin ndaj klientit; mirëmbajtjen e dhomave, mjedisit tё hotelit dhe shёrbimet bazё nё lavanderi; proceset ndihmёse për gatimin në hotel; shërbimi i pijeve dhe ushqimit në hotel.

Në përfundim të fazës së parë të projektit, të gjithë do të kenë mundësinë të punësohen në sektorin e tyre të preferuar.

Projekti do të ketë dhe dy faza të tjera me nga 80 punëkërkues të papunë të cilët do të trajnohen.

Për t’u bërë pjesë e këtij programi, të interesuarit mund të regjistrohen si punëkërkues të papunë përmes e-Albania, ose të paraqiten në një nga Zyrat e Punës pranë vendbanimit.

Projekti mbështetet nga Qendra Gjermane e Informacionit për Emigracionin, Arsimin Profesional dhe Karrierën (DIMAK) dhe “GIZ Albania”. (Irma)