foto/VCG

foto/VCG

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, deklaroi se në 6-mujorin e parë të vitit janë rritur vizitorët në parqet arkeologjike.

Përmes një postimi zyrtar, ministrja Margariti njoftoi se sipas statistikave, nga janari në qershor pati 86.371 vizitorë, krahasuar me 38.072 të së njëjtës periudhë të vitit të kaluar dhe 15.491 në vitin 2020.

Pas dy vitesh të vështirë pandemie po rikuperojmë sërish në vizitorë, shkroi ministrja, duke i cilësuar parqet arkeologjike jo vetëm një pikë takimi me trashëgiminë kulturore, por edhe një hapësirë për të kaluar bukur me familjen dhe miqtë.

Ajo ftoi qytetarët e interesuar shqiptarë të vizitojnë parqet arkeologjike, për t’u njohur më mirë me trashëgiminë kulturore vendase. (Irma)