Ka mbërritur në Durrës anija me 6 mijë tonë grurë e nisur nga Ukraina. Anija “Jaohar Ranim”, është nisur direkt nga Izmaili i Ukrainës, porti më i madh ukrainas, në Odesa, raporton “RTSH”.

Më herët, katër anije të tjera mbërritën në Turqi, Kinë dhe Itali.

Konflikti në Ukrainë ndërpreu furnizimin me grurë nga kjo e fundit. Falë një marrëveshjeje Rusi-Ukrainë të ndërmjetësuar nga Turqia, Ukraina nisi sërish eksportin e mijërave tonë drithëra.

Rusia dhe Ukraina së bashku mbulojnë gati një të tretën e eksporteve globale të grurit. (Elona)