Kryeministri shqiptar Edi Rama bëri të ditur në rrjetet sociale se Lugina e Vjosës, sot e mbrojtur si “Park Natyror” së shpejti do të jetë në mbrojtje si “Park Kombëtar”.

Më 13 qershor u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe organizatës amerikane “Patagonia”, për nisjen e punës së përbashkët për ta shpallur Vjosën “Park Kombëtar”.

Për shkak se lumi dhe lugina e tij është një park shumë kompleks, është marrë një ekspertizë ndërkombëtare. Autoritetet thonë se të gjitha procedurat e shpalljes të Luginës së Vjosës “Park Kombëtar” duhet të jenë me standardet më të larta ndërkombëtare.

Lugina është një nga më të mëdhatë në Shqipëri me gjatësi 117 km dhe gjerësi 600-800 metra deri në 1000-1500 metra. (Fatosi)