Shqipëria do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e të nxehtit afrikan ku temperaturat parashikohet të shkojnë mbi 40 gradë celsius në hije, njofton “RTSH”.

Qytetet si Shkodra, Elbasani, Gjirokastra dhe Berati pritet të përjetojnë vlerat më të larta të këtij muaji.

Sot, edhe pse moti pritet të jetë tepër i nxehtë, në disa qytete parashikohet të ketë reshje shiu dhe ulje të temperaturave.

Megjithatë 10 ditëshi i fundit i muajit gusht parashikohet sërish me temperatura të larta. (Fatosi)