Starton edicioni i parë i “Himara International Music Festival”, i cili do të vazhdojë deri më 11 gusht, në Himarë fshat.

Organizatorët bënë të ditur se do të jenë gjithsej 5 koncerte unike, ku do të ndërthuren klasikja, tangoja dhe muzika xhaz.

Pjesëmarrës do të jenë 11 artistë të skenave ndërkombëtare nga Shqipëria, Gjermania, Franca, Japonia, Sllovenia, Izraeli dhe Kuba, përcjell “RTSH”.

Ata do të sjellin një format festivali veror, ku çdokush mund të përzgjedhë për të ndjekur e shijuar, muzikën e tij të preferuar.

Koncerti që do të hapë festivalin do të jetë “Paris Hora Zero”, ku do të interpretojnë në violinë e piano, violinistja franceze Loanh Mirande dhe pianistja shqiptare Rea Veizi.

Ndër mbështetësit kryesorë të këtij festivali janë Ministria e Kulturës, Bashkia Himarë si dhe Ambasada Franceze. (Irma)