Foto:ATSH

Foto:ATSH

Një ekip arkeologësh e studiuesish shqiptaro-italianë po kryen kërkime shkencore në zonën e Agorasë, në Parkun Arkeologjik Antigone, Adrianopol.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti, në faqen e saj zyrtare në “Facebook” ka shpërndarë pamje nga procesi i gërmimeve, një projekt i cili po kryhet si një bashkëpunim i Universitetit italian të Macerata-s dhe Institutit shqiptar të Arkeologjisë.

Projekti, sipas ministres, synon krijimin e një harte të qartë të qytetit antik dhe krijimin e një brezi mbrojtës nga zjarri në Antigone. (Irma)